FSFE-ja i uron Ceata-s mirëseardhjen si organizëm shok
Një grup veprimtarësh të Software-it të Lirë nga Rumania dhe Moldavia janë bërë e programit të FSFE-së për organizma shok. Aktive që prej 2008-s, Ceata u legalizua si fondacion në shkurt të 2013-s. Fundația Ceata dhe FSFE-ja do të punojnë tok për të nxitur dhe përhapur lirinë e software-it në Rumani dhe kudo në Europë.
"Jemi krenarë që bashkojmë forcat me veprimtarë të zotë dhe të pasionuar të Software-it të Lirë nga Ceata", shprehet Karsten Gerloff, president i FSFE-së."Software-i i Lirë do njerëz si këta, dhe këta kanë nevojë për mbështetjen e një organizmi që të jenë afatgjatë të efektshëm. Ceata-n e pret një ardhme e ndritur."
Gjatë viteve të kaluara, Ceata ka organizuar në Rumani dhe Moldavi praktika, hakatona dhe fushata lidhur me Software-in e Lirë dhe kulturën e lirë. Grupi, me qendër në Bukuresht dhe degë vendore në Kluj dhe Kishinjev, organizon konferenca mbi Software-in e Lirë, hardware-in e lirë dhe kulturën e lirë, zhvillon Software të lirë, përkthen në Rumanisht programe Software-i të Lirë, dhe merr pjesë në fushata ndërkombëtare.
"Kemi të përbashkët përfytyrimin e lirisë së software-it për këdo," thotë Tiberiu C. Turbureanu, president i Ceata-s. "Tok mund t’ua sjellim këtë liri më shumë njerëzve në Rumani, Moldavi dhe më gjerë në Europë. Jemi të ngazëllyer që jemi zyrtarisht pjesë e lëvizjes së Software-it të Lirë në Europë."