Contribute and be proud of defending Software Freedom from monopolist control! We are intervening in the Apple vs. EC case: Find out more.

News

Julia Reda, eurodeputete: "Software-i pronësor kërcënon demokracinë"

më:

Julia Reda mbylli QtCon-in, një konferencë për bashkësinë e Software-it të Lirë, me një fjalë mbylljeje të lidhur, mes të tjerash, me Software-in e Lirë në sektorin publik europian.

Znj Reda, eurodeputete për Pirate Party, shpjegoi se si software-i pronësor, software që i ndalon përdoruesit e tij ta studiojnë dhe modifikojnë, i ka lënë në errësirë rregullatorët, duke u bërë problematik dhe shpesh kërcënim për mirëqenien dhe shëndetin e shtetasve.

Një shembull i kësaj, u shpreh ajo, është skandali Dieselgate i kohëve të fundit, në të cilin prodhues automjetesh instaluan software që ua hidhte instrumenteve që matnin tymrat e makinave në mjedise testimi, por duke prodhuar në atmosferë sasi të paligjshme gazrash helmues sapo dilnin në rrugë.

Znj. Reda shpjegoi gjithashtu se si pajisje mjekësore që funksionojnë me software pronësor përbënin rrezik për shëndetin e pacientëve. Ajo dha si shembull rastin e një gruaje me një pacemaker, e cila humbi ndjenjat teksa ngjiste shkallët, për shkak të një të mete në pajisjen e saj. Mjekët dhe teknikët nuk kishin ndonjë rrugë të diagnostikonin dhe ndreqnin problemin, ngaqë nuk u lejohet të hapin kodin burim.

Gjithaq shqetësues është kërcënimi që software-i me licenca kufizuese përbën për vetë demokracinë. Veçanërisht shqetësuese është prirja për zëvendësim të mënyrës tradicionale të hedhjes së votës me makina votimi sepse, meqë këto makina nuk konsiderohen kërcënim i sigurisë kombëtare, software-i i tyre nuk kalon në auditim dhe është, në fakt, i pa-auditueshëm në shumicën e rasteve.

Dhe, edhe pse makinat e votimit ndërtohen dhe programohen nga kompani private, ato porositen nga ente publike dhe paguhen me para publike, para e marrë nga taksat e shtetasve. Por pa patur rregulla të përgjithshme në BE që i detyrojnë kompanitë, ose, pra, organizmat publike, ta bëjnë kodin burim të passhëm nga shtetasit që kanë paguar për të, tha znj. Reda.

Për më tepër, vuri në dukje ajo, megjithë faktin që teknologjitë e ndërtuara mbi Software të Lirë (shërbyes web, platforma CMS, shërbyes email-i, e me radhë) përdoren gjerësisht nëpër administrata publike, sektori publik merr përsipër fare pak përgjegjësi lidhur me rikthimin e të mirës bashkësisë në formën e arnave për programet apo madje edhe me njoftime të metash.

Znj. Reda tha se zgjidhja e kësaj gjendje shumë të zymtë është thepa-thepa. Ajo përgëzoi Free Software Foundation Europe për punën e tij lidhur me kërkesën që krejt software-i i porositur nga ente publike dhe i paguar me paranë publike të qarkullojë sipas licencash free/libre për këdo. Ajo vuri gjithashtu në dukje se për t’i patur qeveritë në anën e Software-it të Lirë është thelbësore që këto të ndihmohen të shohin meritat e tij.

Vetëm kështu, tha ajo, do të jetë e mundur të arrihet që ligjvënësit të miratojnë në mënyrë koherente rregullore në favor të teknologjive free/libre.