Merrni pjesë në ditën I Love Free Software Day 2018
Free Software Foundation Europe fton këdo të shprehë falënderim për krejt kontribuesit te Software i Lirë më 14 shkurt. Vitin e kaluar I Love Free Software Day i qe kushtuar aktivizmit jashtë internetit për t’i treguar njerëzve jashtë flluskës tonë të filtrimit rreth rëndësisë së Software-it të Lirë. Këtë të mërkurë, do t’u kthehemi rrënjëve tona dhe përqendrohemi mbi faktin për të cilin u shpik së pari kjo ditë: të kremtojmë bashkësinë e Software-it të Lirë.
Software-i i Lirë është krijuar duke u bazuar në bashkëpunimin dhe dëshirën për përmirësim të përhershëm. Por, tej gjithë atyre njoftimeve për të meta dhe versione të rëndësishme, ndonjëherë harrojmë të shprehim falënderimin tonë për krejt personat që e bëjnë jetën tonë të përditëshme shumë më të lehtë dhe më të lirë: zhvilluesit, përkthyesit, grafistët, testuesit apo shkruesit e dokumentimit, për suita të mëdha software-i ose për mjete të vogla ndihmëse.
Shpalosni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë
S’ka pse të jeni mjeshtër teknologjie që të përfitoni nga puna shpesh e padukshme e këtyre njerëzve. Ndaluni një çast të mendoni se cili program ju bëri t’i gëzoheni punës dhe jetës tuaj private. E bëtë? Tani tregojani botës! Mund të frymëzoheni pakëz nga sajti ynë për fushatën, raporti ynë për vitin e kaluar, ose galeria e përditësuar e atyre që duan Software-in e Lirë.
Përhapeni fjalën në botën jashtë internetit, me miqtë dhe kolegët tuaj dhe bëhuni pjesë e grumbullit #ilovefs në rrjetet dhe blogjet në internet. Le t’i gëzohemi një dite të mbushur me falënderime dhe krijimtari!