Contribute and be proud of defending Software Freedom from monopolist control! We are intervening in the Apple vs. EC case: Find out more.

Buletin

Buletini i FSFE-së - prill 2017

më  

Software i Lirë në planin gjerman OGP të veprimeve

Dhjetorin e kaluar, Gjermania iu bashkua nismës Open Government Partnership dhe tashmë i duhet që deri në qershor të 2017-s të hartojë dhe vendosë për një plan veprimesh. Shtim i transparencës dhe raportim i vazhdueshëm, efektshmëri në qeverisje dhe administrata dashamirëse ndaj qytetarit, të tëra këto janë pjesë e synimeve të nismës Open Government.

FSFE-ja ka punuar tok me organizma të tjerë dhe "grupin e punës OGP" Gjermani që të përmbledhë temat e Software-it të Lirë në kontekstin e Qeverisë së Hapur dhe të japë plane konkrete veprimi, tok me një hyrje të shkurtër, por sqaruese, të temës dhe një përfytyrim për 2030-n. Rekomandimet iu parashtruan qeverisë gjermane në mars.

Propozimi qe përfundimi i një workshop-i, të mbajtur nga qeveria gjermane në shkurt, me kontribut nga përfaqësues të shumtë të shoqërisë civile, përfshi FSFE-në. Duke publikuar sugjerimet tona, shpresojmë t’u krijojmë mundësinë aktorëve të shoqërisë civile anembanë rruzullit të njihen me diskutimin mbi OGP-në në Gjermani dhe t’i përdorin këto sugjerime në vende të tjera.


Ndihmonani të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s https://fsfe.org/join


Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së

Hidhuni në veprim

Zgjedhjet e Anëtarësisë Shok për 2017-n: Sipas statutin tonë, dy vende në Asamblenë e Përgjithshme janë të rezervuara për përfaqësues të zgjedhur nga anëtarët tanë shok. Janë të tillë për dy vjet dhe një vend është për t’u rizgjedhur. Procesi elektoral i 2017-s shtrihet gjatë periudhës nga 10 prilli deri më 24 prill. Në garë për vendin në Asamblenë e Përgjithshme të FSFE-së janë tetë kandidatë. Listën e kandidatëve, tok me manifestet përkatëse dhe jetëshkrimin e secilit, si dhe planin dhe procedurën e votimeve, mund t’i gjeni te faqja jonë e posaçme për Zgjedhjet e Anëtarësisë Shok për 2017-n. Të tërë anëtarët shok që mund të zgjedhin, do të marrin një email me krejt informacionet e nevojshme.

Na ndihmoni të përmirësojmë buletinin tonë

Nëse ju kap syri diku lajme që mendoni se do të duhej t’i përfshinim, na i dërgoni. Nëse do të donit të na jepnit mendime, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!

Falënderime për krejt vullnetarët, përkrahësit dhe dhuruesit që bëjnë të mundur punën tonë.

Redaktorët tuaj, Jonas Öberg, Olga Gkotsopoulou, Lusy Vaseva FSFE


Na ndihmoni të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s https://fsfe.org/join